Sherifi: S’ka marrëveshje politike për numrin e anëtarëve në KQZ

E publikuar: 28/03/2019 23:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të Nisma, Bilall Sherifi, ka thënë se nuk mund që menjëherë pas certifikimit të zgjedhjeve të kërkohen anëtaret për Komisionin Qendror Zgjedhor.

Për këtë sipas duhet që të priten afatet e parapara me Kushtetutë.

“Presidenti vepron sa i përket KQZ-së pasi të konstituohen institucionet. Kryesia e Kuvendit duhet t’ia dërgojë emrat e grupeve që i ka në kryesi, por jo të kthehet në gjendjen e parakrijimit të institucioneve”.

“Pyetja ka qenë se cili është grupi më i madh parlamentar, por jo cilat grupe kanë të drejtë të kenë anëtarë në KQZ”, ka thënë Sherifi pas debatit dhe ankesave sa i përket kësaj çështjeje, njofton Klan Kosova.

“Kur ta sfidojmë Kushtetuesen do të kërkojmë masë të përkohshme. As Presidenti dhe as Mbreti nuk ka të drejtë të zëvendësojë anëtarët e PAN-it me anëtarë të shoqërisë civile. Tash duam të krijojmë qartësi juridike dhe jo qartësi politike. Gjykata Kushtetuese mund ta mbyllë këtë. Jemi të detyruar që ta respektojmë vendimin e saj. Nuk ka marrëveshje politike për këtë”.

Sherifi ka thënë se ka rëndësi që gjashtë grupet parlamentare të jenë në KQZ.

“Sepse me pjesëmarrjen në KQZ e fitojnë të drejtën që deri te komisionet e votimit t’i kenë anëtarët e tyre. Ideja nuk është që ta kemi një njeri më shumë”.