Sherifi: Po krijojme ‘Qeveri ne hije’

E publikuar: 02/09/2015 00:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bilall Sherifi i partise NISMA, si i ftuem ne emisionin e pare te sezonit te ri te Rrokum Roll, shprehu pakenaqesi te madhe te tij dhe te partise se tij ndaj marreveshjeve ne Bruksel dhe per qeverisjen e koalicionit PDK-LDK.

 

Per Asociacionin e Komunave Serbe, Sherifi citoi nji analist qe paska thane se nuk po flasim per qeverisjen e komunave serbe, po bashkeqeverisjen e komunave serbe me Serbine ne Kosove.

 

Bilall Sherifi tha se grupi opozitar NISMA, AAK dhe Vetevendosje po punojne dhe po takohen çdo dite, ne nivel shefash te partise dhe ne nivel kryesish, per me krijue nji front te perbashket opozitar.

 

“Kemi ambicie me ba nji ‘Qeveri ne hije’, dhe tane kohen kemi me i ba opozite politikave te Qeverise…”, tha ai.

I pyetun a keni me dale me nji liste te perbashket ne zgjedhjet eventuale, ai tha se kjo asht nji ambicie, por asgja ende s’asht shnderrue ne marreveshje.

Prej fillimit ka qene nji ide e Fatmirit (Limaj) dhe Jakupit (Krasniqi), qe e kane perkrah edhe AAk dhe VV.

Sherifi qartesoi se krejt kjo ambicie e frontit te perbashket asht vetem ne fazen e bisedimeve dhe shqyrtimit te modaliteteve.