Sherifi për Vuçiqin: Një racist në krye të Serbisë

E publikuar: 30/05/2017 17:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për deputet nga Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi e ka quajtur raciste deklaratën e fundit të presidentit të zgjedhur të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sipas së cilës asnjë polic shqiptar nuk duhet të shkel në pjesën veriore të Kosovës.

“Kjo deklaratë e tij rikonfirmon se Aleksandër Vuçiqi dhe përmes tij politika zyrtare e Serbisë, jo vetëm nuk ka ndryshuar, por ka qenë dhe mbetet raciste. Vuçiqit nuk i pengon polici serb i Kosovës, atij i pengon polici shqiptar i Kosovës”.

“Pra, atij i pengon përkatësia kombëtare e policit. Kjo është racizëm, asgjë më pak!Populli shqiptar i Kosovës dhe të gjithë ata që i kanë ndjekur zhvillimet politike në Kosovë nuk presin asgjë pozitive nga ish ministri i Informatave të Millosheviqit i periudhës kur shteti serb kreu gjenocidin në Kosovë”

” Përkundrazi! Ndërrimi i kostumit ministror, nga një person që ishte i angazhuar në fshehjet e gjurmëve të krimit të gjenocidit, me kostum “demokrati” na imponon një angazhim më serioz në zhveshjen e tërësishme të maskës së tij raciste. Qeveria e ardhshme e ka për detyrë të ndërtojë një politikë të re që kësaj politike të Serbisë t’i përgjigjemi institucionalisht ashtu siç e meriton.Kam bindjen e fortë se qasja jonë e re do ta shpartallojë politikën e Serbisë ndaj Kosovës. Racizmit i ka ardhur fundi, së paku në Evropë!”, ka shkruar Sherifi në Facebook.