Sherifi i reagon Kurtit: Hipokrizia nuk ka brirë!

E publikuar: 04/04/2019 14:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pushteti dhe hipokrizia e Albin Kurtit!

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismas, Bilall Sherifi ka reaguar ndaj deklaratës së Albin Kurtit, i cili ka paralajmëruar protesta ndaj siç e ka quajtur ai koalicioni i “PANhajnisë”.

Sherifi deklaratën e Kurtit e ka quajtur hipokrizi, transmeton lajmi.net.

Shkrimi i plotë i Sherifit:

Pushteti dhe hipokrizia e Albin Kurtit!

Mjafton të jesh në pushtet që Albin Kurti të të shpallë “hajn”, “kriminel”, “tradhtar” madje edhe “ARGAT i SERBISË”!

Sapo të “zbresësh” nga pushteti ku ke “vjedhë”, ku “ke tradhtuar interesat e vendit duke bërë Argatin e Serbisë”, ai të vjen në shtëpi dhe të ofron PARTNERITET për të ardhur së bashku në pushtet!

Hipokrizia nuk ka brirë!