Shërbimet e huaja me “çdo kusht” trazira në Ballkan! Shërbimet e huaja me “çdo kusht” trazira në Ballkan!

E publikuar: 14/04/2017 21:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkruan: Bahri Gashi

Nuk ka asnjë rrethanë të jet ndryshe, se shërbimet e huaja,konkretisht ato sekrete ruse dhe pro-ruse, kanë vënë në shënjestër shtetet e brishta të Ballkanit Perëndimor me të vetmin qëllim ç’rregullimin e sovraniteteve shtetrore, përmes defaktorizimit të tolerancës ndërfetare dhe mbjelljen e pamjeve të kërcnimeve dhe tentim-akteve të shkaktimit të tensioneve që shpien në terrorizmëm për të prishë imazhin euroatlantik të shteteve, njëherit rritjen e ndikimit ruso-serb në Ballkan.

Radikalizmi si veprim ekstrem, teoriko-fetar, emocion i “pa”vetëdijshëm apo bindje e shthurur e shprehur me apsolutizëm, i cili nuk është i shpërfaqur vetëm tek ne, duket se më tepër vie në shprehje si rezultat i shpërdorimit të nxitjes përmes lirisë së pakontrolluar të mediave, mundësisë së pa limituar të aplikacioneve elektronike dhe propagandës së huaj, sesa, që në realitet ekziston si shprehje e vullnetit të komuniteve fetare në Kosovë, apo që ka ekzistuar, sidomos brenda shqiptarëve në të kaluarën.

Kosova nuk duhet lejuar që të ketë rritje, madje as tendencë të ekstremizmit dhe paraqitjeve të dhunës që shpien në akte të terrorit, nëse ai parapërgaditet që të ekzistoj. Në rastet kur aludohet, vlerësohet si kërcnim, apo kur shfaqen thirrje duke u bazuar në një nga katër shkollat juridike specifike fetare, Kosova duhet të mbrohet nga indoktrinimi, interpretimi i gabuar dhe veprimet e mohimit të së drejtës së tjetrit pët ta shprehur dhe manifestuar besim e tij. E drejta për manifestim dhe shprehje të lirë të besimit, që dikur ishte mohuar, tani për secilin është e garantuar me Kushtetutë.

Tendencat për terrorizmëm dhe pamjet e tij, iu takojnë vetëm të sëmuarëve mendorë, keqinterpretuesve të porositur, dhe shërbimeve të huja e posaqërisht atyre ruso-serbe, dhe assesi besimtarëve të zakonshëm e të devotshëm që rrespektojë parimet e fesë së tyre. Islami dhe Demokracia, asnjëherë nuk kundërshtohen mes veti, ato bashkëjetojnë me njëra tjetrën.

Individi dhe shoqëritë janë faktori kryesor i ruajtjes së kësaj harmonie univerzale. Bota më shumë se kurr ka nevojë për tolerancë dhe Paqe. Kosova dhe përgjithësisht shqiptarët nuk duhet të lejojnë që ta përmbysin rregullin tradicional të tolerancës ndërfetare të kultivuar ndërshekuj mes nesh.

Shoqëritë midis lindjes dhe perëndimit, duhet të rrisim dhe shumëfishojnë politkat inovatore të investimeve në programe të shpikjeve shkencore-teknologjike e kulturore, përpara se të garojnë në gara të armatimeve dhe promovojnë fuqitë bërthamore. Botën mund ta shkatrron vet njeriu, dhe atë, vetëm me një gabim në dekodim.