Shërbeu e veshur si kameriere për ta befasuar nënën, pas udhëtimit njëvjeçar nëpër Azi (Video)

E publikuar: 11/02/2019 13:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emily Brason nga Herts i Anglisë, e ka befasuar nënën Tina Jarred, kur është kthyer pas udhëtimit njëvjeçar në Azi.

Derisa e ëma saj ishte në restorant, ajo huazoi uniformën dhe përparësen e kamerieres dhe shkoi te tavolina saj, kinse për të marrë porosinë, transmeton Telegrafi.

“Aranzhova gjithçka me familjarët, që ta befasoj nënën e cila nuk më priste deri një ditë më vonë” ka thënë Brason.

Reagimi i nënës së saj ishte i pa pritshëm, kur ajo e veshur si kameriere pyeti se çfarë duan të porosisin dhe pa se ishte e bija saj, për të cilën e kishte marrë malli. /Telegrafi/