Sheqeri “zgjon” qelizat e kancerit dhe e bën atë më agresiv

E publikuar: 20/10/2017 07:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Studimi, i cili është publikuar në revistën “Nature Communications”, konsiderohet i rëndësishëm në kuadër të studimeve mbi kancerin, pasi që shkencëtarët përfundimisht shpjegojnë efektin Varburg, fenomen në të cilin qelizat e kancerit shumë shpejt dëmtojnë sheqerin dhe në këtë mënyrë stimulojnë rritjen e tumorit.

Projekti tregon se si tumoret shndërrojnë sasinë e sheqerit në laktat në raport me indin e shëndosh. Deri më tash nuk ishte e qartë nëse kjo ishte simptomë, apo shkaktare e karcinomeve.

 Studiuesit konsiderojnë se këto rezultate do të kenë pasoja gjithëpërfshirëse dhe do të jenë themel për studimet e ardhshme në këtë sektor, por edhe do të ndikojnë në adaptimin e dietave për pacientët me kancer.