Shënon kosh të mahnitshëm, pasi hidhet në ajër nga elefanti (Video)

E publikuar: 15/04/2018 11:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rene Casselly nga Cirku Ndërkombëtar i Hungarisë, ka shënuar një kosh të mahnitshëm, duke u ndihmuar nga njëri prej elefantëve të stërvitur.

Stërvitësi 21-vjeçar është ngjitur nëpër hundën e kafshës, ndërsa hodhi topin kur u gjuajt në ajër, përcjell Telegrafi.

Lëvizjet e atletit janë pëlqyer në masë të madhe, duke bërë që videoja të shpërndahet shpejtë në rrjetet sociale.

Mësohet se ai është rritur duke u stërvitur me elefantë, pasi vjen nga një familje që përformojnë në cirk. /Telegrafi/