Shenjat që tregojnë se ai është i mirë në shtrat

E publikuar: 31/07/2018 09:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kështu, Telegrafi më poshtë ju sjell disa shenja që tregojnë se ai do të jetë i mahnitshëm në shtrat!

Është i interesuar se si e ke kaluar ditën

Nëse ai interesohet për ju dhe bën pyetje vazhdimisht, atëherë është duke u munduar të zbulojë se çfarë ju bën të lumtur. Dhe nëse është duke e bërë këtë gjë, atëherë ai do të jetë edhe po aq i interesuar të zbulojë se çfarë funksionon për ju në shtrat. Pra, fillim i mbarë.

Din si të të prekë në përgjithësi

Nëse është i aftë ta prekë dorën tuaj në aso mënyre që ndiheni sikurse dikush është duke ju bërë masazh, atëherë do të dijë t’ju prekë edhe në pjesët tjera siç duhet…

Gjithmonë ju bën të ndiheni madhështore

Ekspertët janë të mendimit se nuk duhet të bëheni asnjëherë me një person që nuk ju bën të ndiheni kësisoj për shumë arsye, e në mesin e tyre është edhe fakti se seksi është një milion herë më i mirë me persona të tillë.

Është person super ambicioz

Personat që janë dembelë dhe jo aventuristë, janë të njëjtë edhe në shtrat. Ndryshe prej kësaj, ata që janë ambiciozë në jetë, priret të jenë të mirë edhe në shtrat.

Ndiheni komode afër tij

Nëse ndiheni se ju pranon dhe ju respekton, atëherë ju do të jeni shumë më e lirë të komunikoni me të dhe kështu do të keni sukses në çdo gjë, e posaçërisht në seks.

Ka vetëbesim të madh

Kjo thuhet gjithmonë, por faktikisht është e vërtetë. Nëse dikush nuk ka vetëbesim fare, zakonisht nënkupton se nuk do të jetë aq fantastik në shtrat…