Shembin murin e shtëpisë për të nxjerrë gruan me peshë 490 kiliogramë

E publikuar: 16/11/2017 16:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zjarrfikësit argjentinas janë detyruar të shembin murin e një shtëpie të një argjentinase, në mënyrë që kjo grua me peshë 490 kilogramë të nxirrej jashtë për ta dërguar në spital për shërim.

Tridhjetedyvjeçarja Izabela, e cila jeton në Rosario – 340 kilometra në veri të Buenos Ajres – nga shtëpia e nxorën me krevat për ta vendosur në kamion për mbrojtje civile, shkruajnë mediat franceze.

Ajo kishte jetuar me vite brenda në shtëpi, ndërsa pjesa më e madhe e trupit të saj nuk ka ndjenja. Përveç kësaj, ajo është prekur nga tumoret si pasojë e mbipeshës ekstreme.

Para tetë vjetësh, Izabela kishte 130 kilogramë, dhe pas vdekjes së babait ra në depresion.

“Dëshiroj të shërohem dhe të jetoj”, ka thënë ajo para se të dërgohej në spitalin në Rosario. /kp/