Shembet skela e pallatit, një punëtor i vdekur – pesë të plagosur

E publikuar: 16/08/2019 17:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesditën e sotme, nga një ndërtesë në rikonstruksion, në Tiranë është shkëputur një pjesë e skelës metalike duke zënë poshtë 2 punëtorë, trupi i pajetë i njërit prej të cilëve është nxjerrë pak minuta më parë e ndërsa policia dhe forcat zjarrëfikëse po punojnë për nxjerrjen e punëtorit tjetër.

Po kështu janë dëmtuar 4 nga punëtorët që ndodheshin duke punuar pranë këtij objekti, ndër to shtetasit Genti Bardhi , 29vjeç dhe Euglidios Lika 34 vjeç, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Policia ka shoqëruar administratorin e punimeve për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /TCH