Shefqet Krasniqi viziton Xherdan Shaqirin

E publikuar: 27/06/2015 20:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Futbollisti i famshëm shqiptar, Xherdan Shaqiri, që po qëndron për pushim në Kosovë, ka pritur në shtëpinë e tij në Zhegër hoxhën Shefqet Krasniqin.

Hoxhë Krasniqi e ka falënderuar futbollistin për pritjen, duke e përgëzuar për sukseset dhe njëkohësisht e sugjeroi atë që asnjëherë të mos harrojë traditën, kulturën, por edhe fenë e popullit që i përket.

Ruajta e këtyre vlerave, sipas Krasniqit, pavarësisht karrierës dhe sukseseve botërore, është jetike.

Në shenjë falënderimi hoxhë Shefqet Krasniqi i ka dhuruar superyllit Xherdan Shaqirit disa libra.

Në këtë takim i pranishëm ishte edhe këngëtari Gold Ag që ka postuar disa fotografi në Facebook me yllin e Interit.