Shefja e BE-së kundër lejimit të importimit të veturave të vjetra

E publikuar: 02/11/2018 11:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetët e Komisionit për Zhvillim Ekonomik kërkuan lejimin e importit të veturave më të vjetra se dhjetë vjet.
Për këtë shefja e zyrës së BE-së, Natalyia Apostolova i është drejtuar me një thirrje Kuvendit të Kosovës duke kërkuar që ky propozim të mos votohet. Ajo ka kujtuar se kjo bie ndesh me rregulla të BE-së.

“I bëj thirrje parlamentit që të mos votojë propozimin për lejimin e importit të veturave më të vjetra se 15 vjet. Ky propozim është në kundërshtim me direktivat e BE-së për emetimin e dioksidit të karbonit nga automjetet. Do të ketë ndikim serioz në shëndetin publik. Raporti i fundit i Agjencisë evropiane të Mjedisit e rendit Kosovën ndër vendet me ajrin me të ndotur në Evropë. Inkurajoj Kuvendin që të mos ndryshojë kufizimin për importimin e veturave më të vjetra se 10 vjet”, ka shkruar Apostolova në Twitter.
Kufizimi i importit të veturave më të vjetra se dhjetë vjet ka hyr në fuqi më 1 janar 2018.