Shefi i Zyrës së BE-së firmos tri projekte me vlerë 11.8 milionë euro për Kosovën

15.01.2021 13:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Shefi i Zyrës së BE-së firmos tri projekte me vlerë 11.8 milionë euro për Kosovën

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomash Sunjog, nënshkroi sot tri projekte me vlerë prej 11.8 milionë euro që sigurojnë mbrojtje sociale për grupet e cenueshme në Kosovë gjatë pandemisë së koronavirusit.

Bëhet e ditur se projektet do të sigurojnë mbështetje emergjente, mbrojtje sociale dhe rimëkëmbje të shpejtë socio-ekonomike për grupet më të cenueshme, veçanërisht për fëmijët dhe gratë.

Këto janë pjesë e një programi që si cak ka një popullatë prej 200,000 qytetarësh. Këtu përfshihet një skemë e ndihmës emergjente për adresimin e nevojave bazë të 8,000 familjeve që jetojnë në varfëri, duke përfshirë familje që u përkasin grupeve të pakicave ose që nuk janë të regjistruara zyrtarisht. Synimi është të përmirësohet qëndrueshmëria e politikave sociale që adresojnë pabarazitë dhe nxisin kohezionin social në planin afatmesëm dhe afatgjatë.

Sunjog theksoi se pandemia ka krijuar një ndjenjë izolimi mes individëve dhe e ka destabilizuar jetën shoqërore, duke shkaktuar shqetësime mendore dhe fizike si kurrë më parë.

“Prandaj, Zyra e BE-së në Kosovë është e kënaqur që po e lanson këtë program që do të kontribuojë në nxitjen e solidaritetit dhe kohezionit social në komunitetet tona të tronditura kaq thellë nga efekti dramatik i pandemisë dhe ndikimi i saj në jetën e njerëzve.”

Ai deklaroi poashtu se “tashmë, teksa vaksinat bëhen gradualisht të disponueshme, BE-ja po mobilizon të gjitha burimet e saj për të siguruar qasjen e partnerëve të Ballkanit Perëndimor në vaksinat COVID-19”.

Projektet do të zbatohen nga Programi për Zhvillimit i OKB-së (UNDP), Save the Children, dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM). Së bashku me Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së për Kosovën, Ahmet Kryeziun, Drejtor i Save the Children për Kosovë, dhe Anna Rostocka, Shefe e Misionit të IOM-it në Kosovë, Ambasadori Szunyog i nënshkroi kontratat në prani të Mentor Morinës, Drejtor i Departamentit për Politika Sociale dhe Familjen në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Programi do të zbatohet në koordinim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Qendrat Komunale për Punë Sociale, si institucionet kryesore përgjegjëse për politikat sociale dhe ndarjen e skemave dhe shërbimeve të ndihmës. Ai do të mbështesë edhe organizatat jofitimprurëse që mbrojnë dhe ndihmojnë fëmijët, gratë dhe familjet e pafavorizuara, duke përfshirë edhe ato nga komunitetet pakicë dhe/ose të paregjistruara zyrtarisht në sistemin e mirëqenies sociale.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Shefi i Zyrës së BE-së firmos tri projekte me vlerë 11.8 milionë euro për Kosovën

Shefi i Zyrës së BE-së firmos tri projekte me vlerë 11.8 milionë euro për Kosovën

Ish-ministri i Arsimit i bashkohet PDK-së

Ish-ministri i Arsimit i bashkohet PDK-së

Qeveria miraton masat e reja dhe lehtëson procedurën e blerjes së vaksinës anit-Covid

Qeveria miraton masat e reja dhe lehtëson procedurën e blerjes së vaksinës anit-Covid

Sejdiu: Gara Kurti-Osmani është për të goditur sa më shumë LDK-në, aty e kanë “bazenin” e ri të votave

Sejdiu: Gara Kurti-Osmani është për të goditur sa më shumë LDK-në, aty e kanë “bazenin” e ri të votave

Haziri: Kemi me punu natë e ditë me zgjatë mandatin – LDK është e madhe

Haziri: Kemi me punu natë e ditë me zgjatë mandatin – LDK është e madhe

Ramiz Kelmendi: E sakrifikoj pozitën e ministrit vetëm që PDK dhe VV të bashkëpunojnë

Ramiz Kelmendi: E sakrifikoj pozitën e ministrit vetëm që PDK dhe VV të bashkëpunojnë

Olluri: Kurti nuk e ka respektu marrëveshjen me LDK-në e po e respekton me Vjosa Osmanin

Olluri: Kurti nuk e ka respektu marrëveshjen me LDK-në e po e respekton me Vjosa Osmanin

Gashi: Kurti t’i lejohet të kandidojë për deputet: Ne duam ta mundim në proces zgjedhor

Gashi: Kurti t’i lejohet të kandidojë për deputet: Ne duam ta mundim në proces zgjedhor

Telekomit të premten i skadon afati për pagesën e borxhit ndaj Z-Mobile

Telekomit të premten i skadon afati për pagesën e borxhit ndaj Z-Mobile

Hoti: Nuk do të dorëzohemi përballë militantëve të Facebook’ut

Hoti: Nuk do të dorëzohemi përballë militantëve të Facebook’ut

Katër viktima të një familjeje nga Kosova në një aksident në Rrugën e Kombit, një fëmijë në gjendje të rëndë (Video)

Katër viktima të një familjeje nga Kosova në një aksident në Rrugën e Kombit, një fëmijë në gjendje të rëndë (Video)

Shala: Dega e Nismës në Skenderaj, më të gatshëm se kurrë për këtë proces zgjedhor

Shala: Dega e Nismës në Skenderaj, më të gatshëm se kurrë për këtë proces zgjedhor

Ramush Haradinaj fton në debat Vjosa Osmanin

Ramush Haradinaj fton në debat Vjosa Osmanin

Opozita maqedonase kundërshton ligjin për regjistrimin e popullsisë

Opozita maqedonase kundërshton ligjin për regjistrimin e popullsisë

Bajram Hasani publikon foto me Milaim Zekën e Daut Haradinajn

Bajram Hasani publikon foto me Milaim Zekën e Daut Haradinajn

Vuçiq: Do ta njoh Kosovën përmes meditimit transcendental

Vuçiq: Do ta njoh Kosovën përmes meditimit transcendental