Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Braathu vizitoi KQZ-në

11.09.2019 15:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Braathu vizitoi KQZ-në

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu vizitoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili u prit në takim nga kryetarja, Valdete Daka dhe anëtarët tjerë të KQZ-së.

Siç njofton kumtesa, përgatitja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 6 tetor, ishte tema e këtij takimi.

Në fillim të takimit, kryetarja e KQZ-së, Daka e njoftoi ambasadorin Braathu lidhur me përgatitjet që është duke i zhvilluar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërsa kujtoi dhe rolin këshilldhënës që misioni i OSBE-së do ta ketë për katër Komisionet Komunale të Zgjedhjeve dhe Këshillat e Vendvotimit në këto komuna.

“Përgatitja e procesit zgjedhor është duke vijuar sipas planifikimeve dhe deri më tani nuk është paraqitur ndonjë vështirësi në organizimin e tyre”, njoftoi kryetarja Daka.

Nga ana e tij, ambasadori Braathu ka ritheksuar falënderimin për bashkëpunimin shumëvjeçar me KQZ-në dhe ka informuar anëtarët e KQZ-së për përgatitjet e OSBE-së për zabtimin e rolit të saj në zgjedhjet e 6 tetorit, në përputhje me kërkesën e KQZ-së.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Braathu vizitoi KQZ-në

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Braathu vizitoi KQZ-në

Inflacioni vjetor në Kosovë arrin në 2.7 për qind

“Serbët e Kosovës s’kanë guxim të votojnë kundër Listës Serbe”

FSK-ja trajnon Policinë e Kosovës dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave

Presidenti Thaçi i kërkon “Toyotas” investime në Kosovë

Scott: Kosova, një nga pengesat më të vështira në marrëdhëniet SHBA- Serbi

Pacolli takon ambasadorin e ri të Norvegjisë, Jens Erik Grondahl

Kryen vepra penale, brenda një dite ngriten 70 aktakuza në Kosovë

Kadriu thotë se s’bëjnë më koalicion me PDK-në

OVL: Janë duke u lëshuar ende certifikata të veteranëve të UÇK-së

Schilling: BE-ja duhet ta emërojë një të dërguar special për dialogun Prishtinë – Beograd

Krasniqi: Mos bëni lojë me kufirin, nuk është pronë e asnjë individi

Presidenti çek i thotë Vuçiqit, Më pëlqen Serbia, por nuk më pëlqen Kosova

Gjini komenton shkarkimin e Boltonit, e përgëzon Haradinajn në gjuhën turke

Gjobitet kompania, kamioni i së cilës ndoti rrugët në Prishtinë

Pacolli: Rusia po asiston “fushatën” e Serbisë për mosnjohje të Kosovës