Shefi i GP të AAK’së: Vetërrëzimin Kurti po e planifikon

E publikuar: 23/03/2020 18:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Datu Haradinaj, e ka quajtur vetërrëzim të planifikuar situatën në të cilën ka ardhur Qeveria e Kosovës.

Haradinaj ka thënë se i ka dhënë mbështetjen mocionit për mosbesimin ndaj Qeverisë Kuerti, sepse në radhë të parë  AAK është opozitë dhe se kjo është Qeveri e paqëndrueshme.

Ai ka thënë se AAK nuk ka pasur ndonjë dilemë se a të jepet a jo vota për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

“Çdo opozitë, prioritet e ka rrëzimin e Qeverisë, këtu nuk ka asnjë dilemë. Si është formu qeveria, e kemi parë që nuk shkoi gjatë. Zoti Kurti po bën një vetërrëzim. Shkarkimi i Veliut nuk ishte shenjë e përmirësimit të raporteve mes VV dhe LKD. Ky është një vetërrëzim i planifikum. Shkarkimi i Veliut ishte mënyrë,  sepse ai është një faktor i rëndësishëm në këtë koalicion”, ka thënë Haradinaj në Klan Kosova.

Haradinaj ka thënë se Kurti ka bërë strategji të ndryshme për ta nxjerr veten nga situata ku është futur.