Shefi i GP të AAK’së: Kryeministri i ndërroi qëndrimet, nuk e di me çfarë agjende

E publikuar: 14/02/2020 21:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, synon që të marrë timonin e delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, por njëherësh është në kërkim edhe të krijimit të një ekipi gjithëpërfshirës, duke e përfshirë edhe opozitë.

Për këtë ka folur hefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj.

Ai ka thënë se e para që duhet të dihet rreth vazhdimit të dialogut me Serbinë është ajo se për çka do të diskutohet.

Megjithatë, Haradinaj për REL thekson se AAK-ja do të jetë një kujdestar që do të mbrojë Kushtetutën e Kosovës dhe pavarësinë e 17 Shkurtit.

“Ky do të jetë qëndrimi ynë i prerë. Ndërsa, rreth dialogut, nuk mendoj se ka nevojë të ketë shumë teza të gjithanshme derisa nuk kemi diçka konkrete në tavolinë. Po shihet se kryeministri i ri i ka ndërruar shumë qëndrimet.

Ka pasur shumë qëndrime radikale në të kaluarën, ndërsa tash nuk është në ato pozicione dhe ne nuk dimë se për çka do të diskutojë ai. Nuk është e qartë se me çfarë agjende do të shkohet në dialog. Nuk e ka një agjendë të qartë, nuk e kemi parë të paktën”, ka deklaruar Haradinaj.