Shefi i diplomacisë italiane: E konfirmoi, nuk kemi të infektuar të rinj në “zonën e kuqe” nga Korona virusi.

E publikuar: 13/03/2020 14:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy javë pasi dhjetëra qytete të Italisë janë shpallur “zona të kuqe”, në to për herë të parë nuk ka të infektuar të rinj me coronavirus, ka njoftuar ministri italian i Punëve të Jashtme, Luigi Di Maio, shkruan BBC.

Në Itali deri më tani janë infektuar 15.113 persona, kurse 1.0616 kanë humbur jetën si pasojë e virusit vdekjeprurës, transmeton Telegrafi.

E pasi që qeveria italiane vuri masat preventive duke mbyllur marketet, baret, restorantet, sallonet e ondulimit si dhe ka kufizuar lëvizjet, duket se këto masa më në fund po japin rezultatet e para.

Ndryshe në Itali deri më tani janë shëruar 1.258 persona nga coronavirusi, kurse numri i të infektuarve është rritur për 2.651.

Italianët presin që të shohin rezultatet e para të kufizimeve pas dy javëve, pasi që deri më tani u janë dashur autoriteteve ta vënë nën kontrollin kaosin e krijuar, në veçanti në qytetet jashtë “zonës së kuqe”.