Shefi i Credit Suisse skeptik për Bitcoinin

E publikuar: 02/11/2017 17:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi ekzekutiv i Credit Suisse Tidjane Thiam shprehu shqetësim lidhur me Bitcoin duke thënë se interesi i lartë i shfaqur për monedhën kriptografike do të bjerë.

“Bitcoin përfaqëson një numër sfidash. E para është anonimiteti,” tha Thiam gjatë një konference për shtyp. “Besoj se shumica e bankave që funksionojnë sipas bazës ligjore në fuqi nuk kanë interes për tu përfshirë në një monedhë e cila sjell me vete sfidën e pastrimit të parasë,” vijoi Ai.

“Nga ajo që kemi parë deri më sot e vetmja arsye për të blerë Bitcoin është të bëri para, forma më qartë e spekulimit dhe një flluske financiare,” tha Thiam.

Bitcoin arriti vlerën e 7,000 dollarëve për herë të parë ditën e sotme në një rritje me shtatë herë që nga fillimi i vitit.

Një skepticizëm të ngjashëm kishte shfaqur edhe ekzekutivi i bankës JP Morgan Chase Jamie Dimon i cili e quajti Bitcoin mashtrim. /PCWorld Albanian