SHBA, rritje e rasteve të reja me Covid-19 në rreth 20 shtete

E publikuar: 13/06/2020 19:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rreziku për një valë të dytë duket më pranë sidomos në SHBA. Të dhënat e universitetit “Johns Hopkins”, flasin për një rritje të rasteve të reja me koronavirus, në të paktën 20 shtete, në dy javët e fundit.

Ekspertët mendojnë se të paktën në disa raste është bërë shkak heqja e kufizimeve dhe hapja e ekonomisë, ndërsa zyrtarët e shëndetësisë paralajmërojnë se virusi vazhdon të jetë një problem.

Pas lehtësimit të kufizimeve të lidhura me COVID 19 në ShBA, në të paktën 20 shtete po vihet re një rritje të rasteve të reja me koronavirus në dy javët e fundit. Të dhënat janë publikuar nga universiteti “Johns Hopkins”, ndërsa zyrtarët e shëndetësisë paralajmërojnë se virusi vazhdon të jetë një problem.

Një analizë e mediave amerikane për të dhënat mbi testimet për të identifikuar praninë e koronavirusit, zbuloi se në 21 shtete nga e hëna, mesatarja shtatë ditore e rasteve të reja për frymë ishte më e lartë se mesatarja e shtatë ditëve të mëparshme.

Ekspertët mendojnë se të paktën në disa raste është bërë shkak heqja e kufizimeve për qëndrim në shtëpi dhe hapja e ekonomisë.

Ndërkohë vijon puna për gjetjen e një vaksine kundër pandemisë. Njëkompani amerikane e bioteknologjisë thotë se do të fillojë provat klinike në masë të gjerë të një vaksine të mundshme kundër koronavirusit muajin tjetër, transmeton Gazeta Express.

Kompania “Moderna” është duke punuar me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara për prodhimin e një vaksine kundër COVID-19.

ShBA ka mbi 2 milionë të infektuar prej fillimit të pandemisë, i ndjekur nga Brazili që gjithashtu do të jetë terreni i testimit për një vaksinë kundër koronavirusit që po zhvillohet nga Universiteti i Oxfordit në Britani.