SHBA reagon ndaj deklaratave të zyrtarëve serbë për krimet ndaj shqiptarëve

E publikuar: 15/04/2019 16:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur indinjatën e thellë ndaj deklaratave të zyrtarëve serbë ku mohohen krimet serbe ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë.

Përmes një deklarate të lëshuar nga ambasada e SHBA-ve në Kosovë, theksohet se të mohuarit e mizorive ofendon kujtimet për viktimat dhe traumatizon familjet edhe më shumë.

”Gjersa Kosova përkujton 20 vjetorin e mizorive të luftës, Ambasada e SHBA-ve shprehë ngushëllimet e sinqerta familjeve të viktimave. Të mohuarit e mizorive ofendon kujtimet për viktimat, i traumatizon familjet edhe më shumë, dhe minon përparimin në ndërtimin e një shteti demokratik dhe shumetnik. Ne poashtu nxisim udhëheqësit e Kosovës nga radhët e gjitha bashkësive që të përmbahen nga retorika ndezëse. Përkushtimi ndaj të së vërtetës për të kaluarën e luftës është jetësor për një të ardhme paqësore”.