SHBA procedim penal ndaj themeluesve të OneCoin

E publikuar: 09/03/2019 20:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Autoritetet Amerikane ditën e Premte hapen një procedim penal ndaj liderëve të një skeme piramidale multi miliardë dollarëshe në qendër të së cilës ishte shitja e kriptomonedhës OneCoin.

Konstantin Igantov i cili drejton OneCoin Ltd dhe motra e tij Ruja Ignatova bashkëthemluese e OneCoin e cila njihet me nofkën Cryptoqueen, akuzohen për mashtrim të investitorëve dhe operimin e një skeme piramidale.

Prokurorët thanë se OneCoin, i cili ende operon, ka mbi 3 milion anëtarë të cilët fitojnë komisione nëse rekrutojnë anëtarë të rinj që blejnë pakot me kriptomonedha.

1.2 miliardë dollarët e investitorët janë pastruar në të paktën 21 vende të botës. Regjistrat e OneCoin tregojnë fitime deri në 2.23 miliardë euro dhe shitje prej 3.35 miliardë euro gjatë dy viteve që u mbyllën në Shtator të 2016-ës.

Ignatov, 33 vjeçari nga Sofia e Bullgarisë, akuzohet për mashtrim, konspiracion dhe është arrestuar ditën e Mërkure në Aeroportin e Los Angeles.

Ignatova është 38 vjeçe dhe mbi të rëndojnë të njëjtat akuza. Që nga Tetor 2017-ës nuk dihet vendndodhja e saj.

Sipas padisë, dy personat mashtruan investitorët se vlera e OneCoin përcaktohej nga kërkesa dhe furnizimi kur në fakt përcaktohej nga vetë kompania dhe OneCoin-t gërmoheshin nga serverët e kompanisë.

Ignatova është dëgjuar të thotë se ajo mashtronte me kriptomonedha dhe një strategji largimi ishte të merrte paratë dhe ti hidhte fajin dikujt tjetër. /PCWorld Albanian