ShBA përsërit mbështetjen për ushtrinë, fton Kosovën dhe Serbinë t`i kthehen dialogut

E publikuar: 17/12/2018 22:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Serbia dhe Kosova duhet t’i kthehen tavolinës së bisedimeve, tha përfaqësuesi i ShBA-së në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB, transmeton Ekonomiasot.

Ai në fjalën e tij në këtë takim, mbrojti miratimin e tri projektligjeve për FSK-në duke thënë se “kjo forcë është shumë etnike në përputhje me planin 10 vjeçar të tranzicionit”.

Më tutje, përfaqësuesi i Amerikës, kërkoi nga të dy shtetet që të ndërmarrin veprime të shpejta.

Sipas tij, njohja e ndërsjelltë e të dy shteteve duhet të jetë e ardhmja .

“Urojmë që të dy vendet t’ kthehen tabelës së takimeve dhe të marrin veprime të shpejta. Njohja e ndërrsjelltë është e ardhmja dhe të gjitha palët do të përfitojnë”.