SHBA paralajmëron Serbinë: Ndalni blerjen e armëve ruse ose do të ketë sanksione

E publikuar: 06/03/2020 06:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Serbia vazhdon që të blejë armë nga Rusia pavarësisht paralajmërimeve të SHBA-së dhe BE-së.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi ka ngritur shqetësimet e saj lidhur me furnizimin me pajisje ushtarake ruse.

Njëherit ka bërë thirrje t’i ndalë transaksionet me Moskën, pasi që mund të shkaktojë tensione, shkruan B92 përcjell Klan Kosova.

“Ne i bëjmë thirrje të gjithë aleatëve dhe partnerëve tanë që të heqin dorë nga transaksionet me Rusinë që rrezikojnë të iniciojnë sanksione nën opozitën e ShBA përmes Aktit të Sanksioneve CAATSA. Ne kemi shprehur vazhdimisht shqetësimin për blerjen e pajisjeve ushtarake ruse në Serbi, përfshirë blerjen e planifikuar të sistemit Pancir”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës.

Tutje në përgjigjen e kësaj Ambasade shkruan se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia vizione shumë të ndryshme për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

“Uashingtoni mbështet fuqimisht rrugën evropiane të Serbisë dhe qëllimin e saj për anëtarësim në BE”, dhe nga ana tjetër, “Moska kundërshton në mënyrë aktive integrimin perëndimor të rajonit dhe kërkon të parandalojë tensionet etnike, të margjinalizojë ndikimin e SHBA dhe BE, dhe të ngadalësojë ose parandalojnë vendet e Ballkanit Perëndimor të ndjekin orientimin e tyre të pavarur”.

Më 4 mars, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka konfirmuar se sistemi i raketave që Serbia kishte blerë nga Rusia ishte përfunduar me dorëzimin e katërt të pjesëve të sistemit të armaturave anti-aeroplan Mbrojtjes Ajrore të Rusisë.

Sanksionet e mundshme ndaj Serbisë u përmendën së pari në nëntor 2019 nga përfaqësuesi special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer.

Serbia akoma pret dorëzimin e tankeve T-72 dhe disa automje të blinduara BRDM-2, të cilat i mori si dhuratë nga Rusia, si dhe katër avionë luftarakë të MiG-29 të prodhuar nga Bjellorusia që janë duke u rregulluar në Institutin e Aviacionit Baranovichi.