SHBA: Në Kongres, Papa e dënoi ekstremizimin fetar

E publikuar: 24/09/2015 17:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Papa Françesk e ka dënuar ekstremizmin fetar gjatë fjalimit të tij të parë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.

“Asnjë religjion nuk është imun nga format e iluzionit individual ose të ekstrmizmit ideologjik”, tha Papa, dhe ka kërkuar vigjilencë kundër secilës formë të fundamentalizmit.

Argjentinasi 78 vjeçar, Papa Françesk, ka tërhequr vërejten se “balanca e ndjeshme” duhet të arrihet ndërmjet luftimit të ekstremizmit dhe mbrojtjes së lirive fetare.

Ky ishte fjalimi i parë i një Pape në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.

Nesër, Papa Françesk do të flasë edhe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork./rel/