SHBA: Mos harxhoni para e kohë për vizë(Foto)

E publikuar: 19/01/2017 16:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasada Amerikane u kërkon shtetasve shqiptarë përmes një postimi,  të shpërndarë në rrjetet sociale dhe jo pa humor, që të mos harxhojnë para dhe energji të kota për një vizë turistike në SHBA.

Ambasada thotë se gjithçka që u duhet për të aplikuar për një vizë të tillë  është pasaporta juaj dhe fleta e konfirmimit e njohur si DS-160, shkruan Top Channel.

“Kam një këshillë me vlerë për ju këtë javë, siç do ta shikoni tek tregimi i mëposhtëm: unë nuk kam nevojë të shikoj dokumentet tuaja në intervistën për vizë turistike! Gjithçka më duhet nga ju është pasaporta juaj dhe fleta e konfirmimit të DS-160. . . dhe kaq!”, thuhet në postimin e Ambasadës.

“Mos harxhoni kohë dhe para për të grumbulluar dokumente të cilat nuk do t’jua kërkoj. Përkundrazi, përdoreni atë kohë dhe paratë për të qerasur veten tuaj me një makiato dhe picë! :)”, mbyllet këshilla e Ambasadës Amerikane në Tiranë.