SHBA mirëpret Ligjin kundër pjesëmarrjes në luftëra të huaja

E publikuar: 26/03/2015 11:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës uroi presidenten Atifete Jahjaga dhe Kuvendin e Kosovës për miratimin dhe dekretimin e Ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit.

Në komunikatë thuhet se ky ligj përbën një mjet të rëndësishëm në strategjinë më të gjerë të luftimit të ekstremizmit të dhunshëm.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përzemërsisht uron Presidenten Jahjaga dhe Kuvendin e Kosovës për miratimin dhe dekretimin e Ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit. Ky ligj përbën një mjet të rëndësishëm në strategjinë më të gjerë të luftimit të ekstremizmit të dhunshëm. Shtetet e Bashkuara e çmojnë partneritetin me Kosovën në luftën globale kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe do të vazhdojnë të punojnë me Kosovën për promovimin e bashkëpunimit të gjerë qeveritar dhe të një strategjie ndër-agjencish për ta luftuar atë”, thuhet në komunikatë.