SHBA me akuza ndaj hakerave kinezë

E publikuar: 20/12/2018 18:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Departamenti amerikan i drejtësisë ka njoftuar për akuza penale kundër dy hakerëve që thuhet se janë të lidhur me shërbimin kryesor të inteligjëncës së Kinës.

Zhu Hua dhe Zhang Shilong kanë synuar që të vjedhin sekretet konfidenciale, komerciale dhe teknike.

Sipas raportimeve të fundit të dy burrat janë aktualisht në Kinë.

Britania e Madhe, Australia, Kanadaja, Japonia, Hollanda, Zelanda e Re dhe Suedia janë njoftuar gjithashtu se mund të jenë objektivi i radhës për këto sulme.