SHBA: Lansohet një anije misterioze për në Gjithësi

E publikuar: 20/05/2015 20:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një anije misterioze është në rrugën e vet për në orbitë.

Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara sot në mëngjes e kanë lansuar mini-anjine kozmike pa ekuipazh, nga baza në Kej Kanaveral në Floridë. Raketa e tipit Atlas V e ka ngritur përpjetë mini-anijen kozimike.

Ky është fluturimi i katërt në kuadër të programit kërkimor ushtarak i cili përcillet me fshehtësi.

Misioni i fundit i njohur me emrin X-37B ka zgjatur afro 675 ditë dhe ka përfunduar me aterim në Kaliforni.

Forcat Ajrore amerikane nuk thonë se sa do të zgjasë misioni aktual ose kur ai do të përfundoj.

Tipi i mini-anijes kozimike X-37B lansohet në pozicion vertikal dhe ateron horizontalisht. Ajo mund të përdoret prapë dhe ka shumë dhoma për eksperimente.

Por, ato janë pa ekuipazh njerëzor dhe operojnë në mënyrë robotike.