SHBA: Kosova me qasje të pjekur ndaj zhvillimeve në Maqedoni

E publikuar: 26/05/2015 20:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, David Pressman, ka deklaruar se Kosova ka pasur një qasje të pjekur ndaj zhvillimeve të fundit në Maqedoni.

Sipas përfaqësuesit amerikan, Kosova ka marrë hapa të rëndësishëm drejt integrimeve në BE.

“Ne i marrim shumë seriozisht dyshimet për krime lufte, Kosova do të reagojë seriozisht për të themeluar një gjykatë për vitet 1998-2000. Kosova duhet t’i miratojë ndryshimet e nevojshme për t’i hapur rrugë themelimit të një gjykate të lartë”, tha ai.

Ai ka përshëndetur miratimin e ligjit kundër terrorizimit, dhe fillimin e hetimeve në disa raste, duke thënë që Kosova duhet të anëtarësohet në INTEPOL në mënyrë që të jetë edhe më efikase në luftë kundër këtij fenomeni, raporton rtk.

“UNIMKU duhet ta ndihmojë Kosovën duke i bartur kompetencat”, ka thënë Pressman.