SHBA: Kemi rritje në 6 milionë të përfutuesve të papunësisë në kohë që po kalojmë nga koronavirusi

E publikuar: 02/04/2020 16:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Numri i amerikanëve që kanë paraqitur kërkesa për përfitim të papunësisë është rritur në 6.65 milionë, për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shifra aktuale besohet të jetë më e lartë, pasi shumë njerëz besohet të kenë pasur ngatërresa me rastin e aplikimit.

Raportohet se në këto kërkesa nuk kualifikohen punëtorët me orar jo të plotë.

Sipas të dhënave në Departamentin e Punës, vetëm javën e kaluar shifra e fundit u raportua me gati 3.3 milionë.

Firmat e makinave kanë ndaluar prodhimin dhe udhëtimi ajror ka rënë ndjeshëm.

Sipas ekonomistëve, një e pesta e fuqisë punëtore të SHBA-së është drejt bllokimit.