SHBA-ja i vë në dispozicion bombarduesit bërthamorë, për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë

E publikuar: 23/10/2017 11:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

SHBA-ja është e gatshme t’i vejë bombarduesit bërthamorë në gatishmëri 24-oreshe për herë të parë që prej përfundimit të Luftës së Ftohtë, midis tensioneve në rritje me Rusinë dhe Korenë Veriore.

Lajmi është bërë i ditur nga shefi i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara, gjenerali David Goldfein, raporton DailyMail, përcjell Express.

Midis tensioneve në rritje me Korenë Veriore dhe me Rusinë e rigjallëruar nën udhëheqjen e Putinit, Goldfein ka thënë se bombarduesit strategjikë do të jenë të gatshëm në baza ditore për herë të parë në 26 vjet e fundit, transmeton Express.

Duke u përshtatur me realitetin e situatës globale, ka thënë Goldfein, bombarduesit “B-52s” do të jenë të gatshëm në bazën ajrore “Barksdale” në Louisiana të armatosur me armë bërthamore – diçka që nuk është parë që nga viti 1991.

Kjo është lëvizja më e fundit mbrojtëse nga ushtria amerikane, e cila i përshtatet kërcënimeve luftëdashëse që presidenti Donald Trump i ka postuar në Twitter. /Express/