SHBA-ja çmon angazhimin e Kosovës në luftën kundër ekstremizmit

E publikuar: 16/07/2018 11:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj sot është takuar zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit për çështjen e Parandalimit të Konflikteve, Pete Marocco, njofton kumtesa qeveritare, transmeton Koha.net.

Në këtë takim, ku ishte edhe ambasadori amerikan Greg Delawie, Haradinaj për angazhimet në parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit ekstrem, duke theksuar përkushtimin e qeverisë për paqen e qëndrueshme në vend dhe rajon.

“Kosova ka dëshmuar përkushtimin e saj që të parandalojë dhe luftojë ekstremizmin në vend dhe ky angazhim do të vazhdojë”, ka thënë ai.

Haradinaj ka shtuar se anëtarësimi në INTERPOL do të ndihmonte jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin dhe BE-në në fuqizimin e sigurisë dhe se për këtë është e nevojshme edhe ndihma e SHBA-ve.

Ai e ka falënderuar zyrtarin e SHBA-së Marocco për ndihmën e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhënë Kosovës në të gjitha etapat e shtetndërtimit.

Zëvendës-Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për çështjen e Parandalimit të Konflikteve, Pete Marocco, theksoi përkushtimin e SHBA-ve për të ndihmuar Kosovën në të gjitha proceset e rëndësishme për vendin, derisa çmoi angazhimin konkret të Kosovës në luftimin e ekstremizmit dhe terrorizmit.