SHBA, institucioneve dhe partive: Zbatojeni vendimin e Gjykatës Kushtetuese

E publikuar: 28/05/2020 23:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bëjnë thirrje të gjitha institucioneve dhe partive politike të zbatojnë vendimin e sotëm dhe të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Ne kërkojmë nga të gjithë liderët të punojnë së bashku për një tranzicion të rregullt në interes të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Gjykata Kushtetuese ka ardhë në përfundim që dekreti i presidentit Hashim Thaçi për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër është në përputhje me Kushtetutën.