SHBA e shqetësuar pse asnjë zyrtar i Kosovës nuk u shpall përgjegjës për “Pronto”, vizat italiane, “Toka”…

16.05.2019 16:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
SHBA e shqetësuar pse asnjë zyrtar i Kosovës nuk u shpall përgjegjës për “Pronto”, vizat italiane, “Toka”…

Ambasada e Amerikës përmes një deklarate për media ka kritikuar sistemin e drejtësisë në Kosovë që nuk po e bën askënd përgjegjës për krimin e organizuar që ka thënë se është qartësisht prezent në rastet Pronto, viza italiane, ikja nga burgi i Dubravës, Toka, Apex dhe në raste të tjera të ngjashme.

Në një deklaratë, kjo ambasadë ka thënë se qytetarët e Kosovës meritojnë një sistem drejtësie që mban individët përgjegjës për veprimet e tyre korruptuese.

Ajo ka thënë se si ambasadë po merr hapa për të siguruar që individëve që janë të përfshirë në raste e mëdha të korrupsionit të mos u lëshohen viza për udhëtim në SHBA për biznes apo turizëm.

“Është praktikë e zyrtarëve konsullorë që të shqyrtojnë faktet për çdo aplikim për vizë, duke përfshirë edhe çdo informatë negative lidhur me aplikuesin, dhe që të përcaktojnë përshtatshmërinë për marrje të vizës në bazë të ligjeve të SHBA-ve. Sipas nevojës, ne vazhdimisht i peshojmë akuzat dhe dëshmitë për korrupsionin dhe krimin e organizuar gjatë vendimmarrjes për viza, në mënyrë që t’i kufizojmë ata që kontribuojnë në këto probleme nga marrja e vizave për udhëtim në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në deklaratë.

“Ne do të vazhdojmë të shprehim publikisht shqetësimin tonë se askush nuk është duke u mbajtur përgjegjës, përfshirë zyrtarë të Kosovës, për korrupsionin dhe krimin e organizuar që janë qartësisht prezente në rastet Pronto, viza italiane, ikja nga burgu i Dubravës, Toka, dhe Apex, si dhe në raste të tjera të ngjashme”, përfundon deklarata e ambasadës amerikane.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Java nis me shi

Java nis me shi

10 të lënduar në aeroplanin që fluturonte nga Prishtina në Bazel

10 të lënduar në aeroplanin që fluturonte nga Prishtina në Bazel

Rama akuzon PD-në për hapjen e negociatave me BE-në

Rama akuzon PD-në për hapjen e negociatave me BE-në

Kontributi i mjekëve gjatë luftës, tregojnë si i trajtonin pacientët

Kontributi i mjekëve gjatë luftës, tregojnë si i trajtonin pacientët

Partitë në Kosovë të paprofilizuara politikisht dhe ideologjikisht

Partitë në Kosovë të paprofilizuara politikisht dhe ideologjikisht

Blerand Stavileci tallet me rrahjet në kuvendet zgjedhore të LDK’së

Blerand Stavileci tallet me rrahjet në kuvendet zgjedhore të LDK’së

Rashica: Nuk e ndërroj Kosovën, edhe po të më kërkonin 100 kombëtare

Rashica: Nuk e ndërroj Kosovën, edhe po të më kërkonin 100 kombëtare

Shpërthen dhunë me grushte e karrige në degën e “presidentit Ibrahim Rugova” në LDK

Shpërthen dhunë me grushte e karrige në degën e “presidentit Ibrahim Rugova” në LDK

Amfilohije: Vuçiç është tradhtar, ai do ta japë Kosovën

Amfilohije: Vuçiç është tradhtar, ai do ta japë Kosovën

Jeremiq në Anamoravë tregon “ç’duhet bërë” me Kosovën

Jeremiq në Anamoravë tregon “ç’duhet bërë” me Kosovën

Gjashtë detyrat e BE-së për Serbinë, e para Kosova

Gjashtë detyrat e BE-së për Serbinë, e para Kosova

Jeremiq shkon në një restorant në Gjilan, kritikohet nga Lista Serbe

Jeremiq shkon në një restorant në Gjilan, kritikohet nga Lista Serbe

Sipas Daçiqit, Kosovën e presin edhe 10 çnjohje

Sipas Daçiqit, Kosovën e presin edhe 10 çnjohje

53 nxënës të përjashtuar nga provimi i maturës

53 nxënës të përjashtuar nga provimi i maturës

Rrokulliset me traktor, vdes 60 vjeçari nga Istogu 17 minuta më parë

Rrokulliset me traktor, vdes 60 vjeçari nga Istogu 17 minuta më parë

Ramiz Kelmendi i tregon LDK’së se si t’i evitojë përleshjet

Ramiz Kelmendi i tregon LDK’së se si t’i evitojë përleshjet