SHBA dhe Koreja e Jugut polemika se kush e lançoi i pari 5G

E publikuar: 04/04/2019 18:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Koreja e Jugut thotë se ka “mundur” SHBA në çështje orësh për tu bërë vendi i parë në botë me një rrjet super të shpejtë 5G.

Tre operatorët Koreano-Jugor – SK Telecom, KT dhe LG Uplus, lançuar shërbimet 5G në orën 11 paradite me orën lokale ditën e Mërkure sipas raportimeve të mediave.

Lançimi u afrua me dytë ditë pas lajmeve se operatori Amerikan Verizon kishte planifikuar të lançonte shërbimin e tij përpara afateve të vendosura për të marrë titullin si operatori i parë në botë me 5G.

Me krenarinë në kombëtare në këtë mes, qeveria Koreano-Jugore ndryshoi termat e shërbimit 5G duke kërkuar që operatorët të lançojnë sa më parë shërbimin.

Shërbimi 5G i Verizon në SHBA gjithashtu hyri live në Çikago dhe Mineapolis, por një ditë më pas sesa Koreja Jugut.

Kompanitë Amerikane synojnë të lançojnë shërbimin në 30 qytete deri në fund të 2019-ës. Por konsumatorët e zakonshëm në Kore do të kenë akses në 5G vetëm të Premten, ditën kur Samsung fillon shitjet e Galaxy S10 5G.

LG gjithashtu do të nxjerrë në shitje smartfonin 5G në fund të muajit. Koreja e Jugut thotë se shërbimi 5G do të jetë i disponueshëm për 85 qytete deri në fund të vitit.

Kjo garë nuk shkoi pa polemikat e veta. Verizon thotë se lançimi i SK ishte thjeshtë publicitet. “Ato u dhanë njerëzve të famshëm gjashtë telefonë dhe e quajtën lançim të 5G-së. Kjo është PR,” shprehej Verizon.

SHBA dhe Koreja janë disa prej vendeve që presin të shijojnë të parët përfitimet ekonomike që sjell me vete 5G. Është përllogaritur që deri më 2034 5G të ketë një impakt prej 565 miliardë dollarësh në ekonominë globale.

Në zhvillimin e teknologjisë udhëheqin kompanitë Kineze me 3,400 patenta 5G ku vetëm Huawei ka 1,529. Koreja e Jugut ka patentuar 2,051 teknologji ndërsa SHBA vetëm 1,386. /PCWorld Albanian