SHBA akuzon ish-zyrtaren e Forcave Ajrore se ka spiunuar për Iranin

13.02.2019 19:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
SHBA akuzon ish-zyrtaren e Forcave Ajrore se ka spiunuar për Iranin

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ngritur padi ndaj ish-zyrtares të inteligjencës së Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara, Monica Witt për ndihmën e dhënë ndaj Iranit, në atë që Uashingtoni e ka cilësuar si operacion me qëllime të spiunimit, dhe që pretendohet të ketë shënjestruar zyrtarët e inteligjencës amerikane.

Në padi është thënë se Witt i ka ndihmuar Gardës Revolucionare të Iranit për të zhvilluar shënjestra kibernetike në ushtrinë amerikane pasi ka kaluar në anën iraniane më 2013, transmeton REL.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se Witt, që ka punuar për vite të tëra për inteligjencën e Forcave Ajrore amerikane kanë pasur një kthim “ideologjik” kundër shtetit të saj.

Në kuadër të këtij veprimi, Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar edhe katër zyrtarë me kombësi iraniane, meqë dyshohet se edhe ata kanë qenë të përfshirë në sulme kibernetike.

Përveç kësaj, autoritetet amerikane kanë sanksionuar edhe dy kompani me bazë në Iran, Organizatën, New Horizon Organization dhe kompaninë, Net Peygard Samavat.

Departamenti amerikan i Thesait ka thënë se Net Peygard ka shënjestuar Qeverinë aktuale dhe atë të kaluar si dhe personelin ushtarak me fushatë të dëmshme kibernetike, derisa New Horizon ka organizuar takime për të mbështetur përpjekjet e forcave të Gardës Revolucionare të Iranit për të rekruktuar dhe mbledhur inteligjencë nga vendet e huaja.

Witt ndërkaq është rekrutuar nga Irani pasi ka marrë pjesë në dy konferenca ndërkombëtare të organizuara nga New Horizon, kanë thënë zyrtarët amerikanë.

Ata kanë thënë se Witt ka shërbyer si zyrtare për kundërzbulim në Forcat Ajrore nga 1997 deri më 2008, si dhe ka punuar me këto Forca edhe si bashkëpunëtore e jashtme edhe për dy vjet tjera.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kiçmari: S’ka më keq për një ambasador sesa presidenti e kryeministri të kenë qëndrime të kundërta

Kiçmari: S’ka më keq për një ambasador sesa presidenti e kryeministri të kenë qëndrime të kundërta

Kabashi: Komandanti më dha urdhër të vras dy persona (Video)

Kabashi: Komandanti më dha urdhër të vras dy persona (Video)

Jovanoviq: Serbisë me Kosovën i duhet paqja, jo territori i saj

Jovanoviq: Serbisë me Kosovën i duhet paqja, jo territori i saj

Haradinaj: Çështja e kufirit me Malin e Zi është ende në proces

Haradinaj: Çështja e kufirit me Malin e Zi është ende në proces

“Nëse s’do ta shpëtoja, Haradinaj do të dënohej në Hagë”

“Nëse s’do ta shpëtoja, Haradinaj do të dënohej në Hagë”

Vuçiq për Kosovën: Zgjedhim midis gënjeshtrave të ëmbla dhe të vërtetës së hidhur

Vuçiq për Kosovën: Zgjedhim midis gënjeshtrave të ëmbla dhe të vërtetës së hidhur

Vuçiq: Shqiptarët kanë mbështetje më të madhe se Merkel e Makron

Vuçiq: Shqiptarët kanë mbështetje më të madhe se Merkel e Makron

Thaçi inkurajon Parlamentin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë të nxjerrin deklaratën e bashkimit

Thaçi inkurajon Parlamentin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë të nxjerrin deklaratën e bashkimit

Nis ndërtimi i 15 shtëpive të reja në Pejë për familjet në nevojë

Nis ndërtimi i 15 shtëpive të reja në Pejë për familjet në nevojë

Veseli kërkon hetime të plota për aferën ‘Spitali’ – përgjegjësi nga organet e rendit dhe ligjit

Veseli kërkon hetime të plota për aferën ‘Spitali’ – përgjegjësi nga organet e rendit dhe ligjit

Kosova në Euro 2020? Përgjigjet Lorik Cana!

Kosova në Euro 2020? Përgjigjet Lorik Cana!

Aktakuzë për rrezikim të trafikut publik dhe mbikëqyrje të pandërgjegjshme

Aktakuzë për rrezikim të trafikut publik dhe mbikëqyrje të pandërgjegjshme

Haradinaj kundër idesë së Thaçit për bashkim me Shqipërinë: Duam vetëm fqinjësi të mirë

Haradinaj kundër idesë së Thaçit për bashkim me Shqipërinë: Duam vetëm fqinjësi të mirë

A rrezikohet zgjerimi i BE-së pas zgjedhjeve Parlamentare?

A rrezikohet zgjerimi i BE-së pas zgjedhjeve Parlamentare?

Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’

Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’

Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të komunave veriore

Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të komunave veriore