Shaqiri: Tifozët e Interit më vunë flakën

E publikuar: 08/03/2015 11:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori i skuadrës së Interit, Xherdan Shaqiri është shprehur shumë i lumtur që ka vendosur transfeirimin tek ekipi i Interit. Mesfushori me origjinë Shqiptare vendosi të transferohej tek Interi, nga skuadra e Bayern Munchen në afatin kalimtar të janarit. “Nuk e di sigurtë për sa kohë, mirëpo Interi ka qenë në kontakt me agjentët dhe vëllaun tim për një kohë të gjatë. Ata më telefonuan në momentin kur Mancini arriti si trajner. Ne biseduam dy herë dhe menjëherë e konsiderova këtë ofertë të rëndësishme”. “Në moshën time cdo gjë që kërkoj është futbolli, mirëpo në kohët e fundit tek Bayerni nuk kisha shumë minuta për të luajtur. Në anën tjetër Mancini më tregoi se do të luaj shumë, dhe se më duhet ta ndihmoj klubin të rikthehet në vendin e duhur që ka qenë”. “Kur arrita në aeroport, tifozët e Interit më vunë flakën me dashurinë e tyre. Unë mund të them vetëm një gjë, Interi ka fituar një lojtar i cili do të japë gjithcka për këtë klub. Ne dëshirojmë ta rikthejmë Interin në vendin ku përket”, ka thënë ai për gazetarët.