Shaqiri, shqiptari i parë që dy herë “pushton” Evropën

E publikuar: 02/06/2019 00:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Foto: Reuters
Xherdan Shaqiri është shpallur sonte kampion, me skuadrën e tij Liverpoolin, në Ligën e Kampionëve.

Liverpooli shënoi fitore prej 2 me 0 ndaj Tottenhamit për të fituar titullin e gjashtë në këtë garë, gjersa për Shaqirin është i dyti, përkundër që sonte nuk u inkuadrua në lojë, transmeton Koha.net.

Megjithatë, Shaqiri kishte luajtur një rol shumë të rëndësishëm në gjysmëfinalen ndaj Barcelonës, në një nga fitoret më të mira në histori të Liverpoolit, duke fituar në Anfield me rezultat prej 4 me 0.

Kujtojmë se Shaqiri e kishte fituar Ligën e Kampionëve edhe me Bayern Munichun në vitin 2013.