Shaqiri pushton ballinat e gazetave në Turqi, e bëjnë fakt të kryer transferimin e tij te Galatasaray

E publikuar: 31/05/2018 19:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xherdan Shaqiri mund t’i befasojë të gjithë për tu transferuar tek gjiganti turk Galatasaray.

Mesfushori nga Kosova që luan për ekipin përfaqësues të Zvicrës është bërë ndër lojtarët më të kërkuar në Evropë.

Rënia nga elita e futbollit anglez e Stoke Cityt ia ka aktivizuar klauzolën e largimit Shaqirit për vetëm 14,5 milionë euro.

Kjo ka bërë që për Gjilanasin të futën në garë shumë skuadra angleze, gjermane dhe italiane.

Por së fundmi fuqishëm në garë është futur edhe gjiganti turk Galatasaray.

Kampionët e Turqisë kanë objektivin kryesor transferimin e Shaqirit gjatë verës pasi synojnë të prezantohen sa më mirë në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

(Getty Images)

Shaqiri ka qenë njeriu kryesor nëpër ballinat e gazetave turke të cilat po e bëjnë të kryer transferimin e tij te Galatasaray.

Trajneri i Galatasaray, Fatih Terim e pëlqen shumë lojën e Shaqirit dhe ka kërkuar me çdo kusht transferimin e tij.

Shaqiri pritet të vendosë për skuadrën e tij të re para datës 15 qershor kur do të filloj kampionati botëror.

Në garë për gjilanasin mbeten edhe Tottenham Hotspur, Everton, Southampton, Newcastle United, Huddersfield, Roma, Eintracht Frankfurt, Hoffenheim dhe Borussia Dortmund. /Telegrafi/