Shaqiri mund t’i bashkohet Muriqit në Fenerbahce, klubi turk bën ofertë

17.07.2020 16:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Shaqiri mund t’i bashkohet Muriqit në Fenerbahce, klubi turk bën ofertë

Mediumi turk Fotomac raporton se Xherdan Shaqiri mund t’i bashkohet Vedat Muriqit në skuadrën e Fenerbahces nga Liverpooli për sezonin e ardhshëm, pasi tashmë thuhet se gjiganti turk i ka bërë ofertë futbollistit.

E ardhmja e Xherdan Shaqirit në Liverpool është vënë në dyshim gjatë këtij sezoni, shkaku i mungesës së minutave në fushën e blertë për të, pasi që përfaqësuesi zviceran me origjinë nga Kosova nuk po gjen dot vend në formacionin e parë të Jurgen Kloppit, transmeton Gazeta Express.

Tani, dy vjet pas transferimit në Anfield nga Stoke City, Shaqiri raportohet se mund ta nisë një tjetër sfidë në karrierën e tij, pasi në të kaluarën kishte fituar tituj edhe me Bayern Munichun dhe Interin.

Mediumi turk Fotomac raporton se karriera e tij si futbollist mund ta dërgojë tani Shaqirin në Turqi, ku do t’i bashkohej yllit të Kosovës, Vedat Muriqit, në skuadrën e Fenerbahces, nëse s’largohet ky i fundit.

Gjiganti turk raportohet se tashmë ia ka bërë një ofertë Shaqirit, të cilit i kanë ofruar kontratë prej 35 mijë funtesh në javë, mirëpo ende nuk dihet nëse Fenerbahce do të mundë ta përballojë financiarisht çmimin që i kërkohet nga Liverpooli.

Nëse arrihet ky transferim, atëherë Shaqiri do ta kishte mundësinë të luante përkrah Muriqit, i cili së fundi ka bërë të ditur se nuk do të largohet nga Fenerbahce pa e fituar titullin e kampionit.

“Nuk dua të largohem nga Fenerbahce pa e fituar titullin e kampionit”, ka deklaruar Muriqi për “Sporx”. /Gazeta Express/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Aubameynag- Arsenal, vjen lajmi më i ri

Aubameynag- Arsenal, vjen lajmi më i ri

Zidane ka marr një vendim të rëndësishëm për Real Madridin

Zidane ka marr një vendim të rëndësishëm për Real Madridin

Taulant Xhaka vendos për të ardhmen e tij

Taulant Xhaka vendos për të ardhmen e tij

Diskutohet në Kosovë për autostradën e parë për biçikleta – e para e llojit të vetë në Ballkanin Perëndimor

Diskutohet në Kosovë për autostradën e parë për biçikleta – e para e llojit të vetë në Ballkanin Perëndimor

Enca vë në fokus të pasmet në imazhin e fundit të ndarë në rrjetet sociale

Enca vë në fokus të pasmet në imazhin e fundit të ndarë në rrjetet sociale

Lamtumirë Kardashians – Reality Show mbyllet pas 14 vjetësh

Lamtumirë Kardashians – Reality Show mbyllet pas 14 vjetësh

Arrestohet gruaja që u zhvesh e ‘provoi’ lodrat e seksit në dyqanin për të rritur (Foto)

Arrestohet gruaja që u zhvesh e ‘provoi’ lodrat e seksit në dyqanin për të rritur (Foto)

Shkencëtarët zbulojnë se si të ngadalësohet plakja biologjike

Shkencëtarët zbulojnë se si të ngadalësohet plakja biologjike

Infektohet me Covid-19 edhe vajza e Berluskonit

Infektohet me Covid-19 edhe vajza e Berluskonit

​Shqipëria përballë Lituanisë për tri pikët e radhës

​Shqipëria përballë Lituanisë për tri pikët e radhës

Partneri kontrollon vazhdimisht telefonin tuaj – ai mund të ketë këto probleme

Partneri kontrollon vazhdimisht telefonin tuaj – ai mund të ketë këto probleme

A mund të gjeni më shumë se 16 mace në këtë foto?

A mund të gjeni më shumë se 16 mace në këtë foto?

Kush është bukuroshja shqiptare që fitoi kurorën “Miss Arbëresha”- (Foto)

Kush është bukuroshja shqiptare që fitoi kurorën “Miss Arbëresha”- (Foto)

Sot e nesër mbahet Kampionati i Kosovës në automobilizëm

Sot e nesër mbahet Kampionati i Kosovës në automobilizëm

Kosova U21 pëson debakël në “Fadil Vokrri”

Kosova U21 pëson debakël në “Fadil Vokrri”

Anglia shënon edhe golin e gjashtë në “Fadil Vokrri”

Anglia shënon edhe golin e gjashtë në “Fadil Vokrri”