Shaqiri: Krenar për golin e parë në Anfield dhe me tri pikët

E publikuar: 27/10/2018 23:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xherdan Shaqiri ka komentuar golin e tij dhe fitoren e Liverpoolit këtë pasdite në Ligën Premier ndaj Cardiff Cityt.

Liverpooli e ka mposhtur me rezultat të thellë 4-1 Cardiffin në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Ligës Premier.

Në këtë ndeshje shenj ka lënë edhe ylli me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri, i cili ka shënuar pas inkuadrimit nga banka.

Shaqiri erdhi si zëvendësues i Adam Llallanas në minutën e 61-të të ndeshjes, teksa shënoi në minutën e 84-të.

Festa e Reds pas golit të Shaqirit (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Reprezentuesi zviceran shënoi një gol të bukur duke shmangur fillimisht dy mbrojtës kundërshtar pas asistimit të Mohamed Salah.

Ndryshe, ky ishte goli i parë në Ligën Premier këtë sezon për Shaqirit dhe goli i parë gjithashtu në Anfield, para tifozëve të Liverpoolit.

Ky gol para tifozëve të klubit të tij e ka gëzuar djaloshin gjilanas, i cili ka komentuar golin dhe fitoren në rrjetet sociale.

“Krenar me golin tim të parë në Ligën Premier në Anfield dhe tri pikët e rëndësishme”, ka shkruar Shaqiri në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/