Shaqiri: Ishte ndeshje e madhe ndaj Arsenalit, Firmino meritoi het-trikun

E publikuar: 30/12/2018 00:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xherdan Shaqiri e ka cilësuar si të merituar fitoren 5-1 të Liverpoolit ndaj Arsenalit dhe ka lavdëruar Roberto Firminon për het-trikun e shënuar.

Ylli me prejardhje shqiptare ka folur pas ndeshjes, ku i dha merita të mëdha bashkëlojtarit të tij, Firmino.

“Ishte plotësisht het-trik i merituar, ai kishte një ndeshje shumë të mirë”, ka thënë fillimisht Shaqiri për Liverpoolfc.com pas ndeshjes.

“Është gjithmonë mirë të kemi njerëz që mund të shënojnë në ekip, ai shënoi golin e dytë shumë të mirë”.

“Ai plotësisht meritoi të shënonte një het-trik dhe jam i lumtur për të. Shpresoj se ai mund të vazhdojë kështu”.

“Ishte një ndeshje e madhe; natyrisht që Arsenali ka cilësinë e tyre dhe ju mund ta shihni atë me golin e parë që shënuan”.

“Ishte një thirrje e vogël zgjimi për ne, kemi qenë të drejtpërdrejt pas pranimit të golit dhe pas barazimit të rezultatit 1-1”.

“Kjo ishte pika kryesore për ne që të ndryshonim ndeshjen dhe të fitonim në fund”, përfundoi ylli me prejardhje shqiptare. /Telegrafi/