Shaqiri i bënë për vete të gjithë, tifozët tani këndojnë edhe këngë për të: Krejt çka na duhet neve është Shaqiri, Shaqiri !

E publikuar: 17/12/2018 14:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xherdan Shaqiri është bërë njëri nga futbollistët më të dashur për tifozët e Liverpoolit.

Ylli nga Kosova iu bashkua skuadrës nga Anfield verën e këtij viti nga Stoke City për vetëm 15 milionë euro.

E duket se transferimi i tij nga Jurgen Klopp ka qenë shumë i qëlluar, pasi gjilanasi ka shkëlqyer me fanellën e kuqe.

Në ndeshjen e fundit të Liverpoolit ndaj rivalit Manchester United, Shaqiri u inkuadrua nga banka rezervë për t’i shënuar dy gola dhe për t’ia siguruar fitoren skuadrës së tij 3-1.

Xherdan Shaqiri dhe Jurgen Klopp. (Photo by Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

E në fundin e ndeshjes tifozët e The Reds kanë filluar të këndojnë këngë për Shaqirin duke thumbuar edhe rivalët e urryer të Manchesterit.

“Pogba dhe Lukaku janë blerë për 170 milionë funte, por krejt çka na duhet neve është Shaqiri për 13 milionë”.

“Shaqiri është i vogël, është i rrumbullakët, e ka kokën afër tokës, Shaqiri, Shaqiri”, ishte kënga e tifozëve të Liverpoolit.

Xherdan Shaqiri duke falënderuar tifozët e Liverpoolit për mbështetjen e madhe. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Shaqiri deri më tani ka zhvilluar 17 ndeshje në të gjitha garat për Liverpoolin, ku ka realizuar pesë gola dhe ka bërë katër asistime.

Për ta dëgjuar këngën e tifozëve të Liverpoolit, klikoni KËTU. /Telegrafi/