Shaqiri flet për Kombëtaren e Kosovës: Po luajnë futboll të bukur, jam krenar me ta

E publikuar: 15/08/2019 18:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri ka folur pas fitores së ekipit të tij në finalen e Superkupës së Evropës.

Ani pse nuk luajti asnjë minutë, reprezentuesi i Zvicrës ishte tejet i lumtur me triumfin e skuadrës së tij.

Shaqiri gjithashtu foli edhe për Kombëtaren e Kosovës, pas një interviste të shkurtër me Radio Televizionin Publik të Kosovës, përcjell lajmi.net.

“Më pëlqen shumë ekipi si po luajnë, e kanë një ekip shumë të ri. Jam krenar që po shkojnë përpara dhe që po e luajnë një futboll të mirë”, tha ai.