Shaqiri asiston te goli i Salah ndaj Crvena Zvezdas

E publikuar: 24/10/2018 22:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liverpooli e ka përfunduar pjesën e parë me rezultat 2-0 ndaj Cervena Zvezdas.

Goli i dytë u shënua nga Mohamed Salah në minutën e 45-të.

Por, golin e Reds ndaj skuadrës serbe për tifozët shqiptarë e bëri më të mirë fakti që Xherdan Shaqiri asistoi te goli

Goli tjetër u shënua nga braziliani, Roberto Firmino në minutën e 20-të.

Ndeshja luhet në kuadër të Grupit C të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/