Shansi i fundit për të ndërruar baterinë e iPhone 6 për 29 dollarë është data 31 Dhjetor

E publikuar: 24/12/2018 15:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëse keni një iPhone 6 me probleme me jetëgjatësinë e baterisë, tashmë është momenti për ta zëvendësuar.

Dhjetorin e vitit të kaluar Apple pranoi se disa modele iPhone ishin marrë përditësime të cilat ulnin performancën për shkak të degradimit të jetëgjatësisë së baterisë.

Kompania tha se kishte pasur për qëllim të ruante këtë jetëgjatësi si dhe të parandalonte fikjen e papritur të telefonëve.

Pas shumë kritikave kompania gjeti zgjidhjen për baterinë dhe performancën e telefonit duke ulur koston e zëvendësimit të baterisë së vjetër me një të re nga 79 dollarë në 29 dollarë.

Oferta do të ishte e vlefshme në mbarë botën deri në Dhjetor të 2018-ës.

Prandaj nëse keni një iPhone 6, iPhone 6S dhe iPhone 7, shfrytëzoni shansin deri më 31 Dhjetor për të ndërruar baterinë.

Apple thotë se do të zëvendësojë bateritë kur degradimi i tyre ishte në 80%. /PCWorld Albanian