Shala vlerëson industrinë e automobilave dhe fton investitorët e kësaj fushe për të investuar në Kosovë

02.05.2019 18:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Shala vlerëson industrinë e automobilave dhe fton investitorët e kësaj fushe për të investuar në Kosovë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së panairit të automjeteve “Prishtina International Autoshow”, që po mbahet  në Qendrën e Panaireve në Shkabaj të Prishtinës.

Ministri Shala fillimisht e vlerësoi industrinë e automobilave si mjaft me rëndësi për tregti dhe ekonomi dhe se për këtë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka ndërmarrë disa hapa për krijimin e kushteve për investime në Kosovë. “Është nder dhe kënaqësi për mua që si ministër i Tregtisë dhe Industrisë të jem në hapjen e këtij panairi, që është jashtëzakonisht shumë i rëndësishëm për Tregtinë dhe Ekonominë e vendit tonë”, theksoi ministri Shala.

Ai më tej ka treguar përkushtimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për krijimin e kushteve sa më të mira për juve, në këtë rast si tregtarë, si importues të brendeve kryesore të automjeteve në Republikën e Kosovës, por njëkohësisht duke kërkuar nga ju një partneritet me Qeverinë e Republikës së Kosovës, me qëllim që çdo kontakt tuajin që e keni me kompanitë e mëdha ta shfrytëzoni si mundësi që këto kompani bashkërisht t’i ftojmë që të investojnë në Kosovë.

Ministri Endrit Shala ritheksoi edhe njëherë se unë si ministër i Tregtisë dhe Industrisë dhe ministria që e drejtoj unë kemi marrë disa hapa dhe do të vazhdojmë me hapa të tjerë duke ofruar mundësi dhe lehtësira për investime në Kosovë dhe njëkohësisht për të  krijuar kushtet për investitorët potencialë në mënyrë që ta kenë më të lehtë ose të kenë më të arsyeshme përzgjedhjen e tyre, në këtë rast Republikën e Kosovës, për investime./Infosot/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Arba Kokalari, eurodeputetja e parë shqiptare

Arba Kokalari, eurodeputetja e parë shqiptare

Serbët arrestojnë punëtorin e Administratës Tatimore të Kosovës, Marjan Gjokajn

Serbët arrestojnë punëtorin e Administratës Tatimore të Kosovës, Marjan Gjokajn

Pjesëmarrje historike për PE-në, ekstremistët ngjiten të udhëhequr nga Le Pen

Pjesëmarrje historike për PE-në, ekstremistët ngjiten të udhëhequr nga Le Pen

SHBA dërgon trupa të reja ushtarake në Kosovë

SHBA dërgon trupa të reja ushtarake në Kosovë

Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve evropiane

Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve evropiane

Shpenzohet gjysma e rezervës shtetërore

Shpenzohet gjysma e rezervës shtetërore

Tema e Asociacionit mund të rikthehet në tavolinën e bisedimeve

Tema e Asociacionit mund të rikthehet në tavolinën e bisedimeve

Rita Ora përmend Kosovën dhe jep mesazhin e madh: Duhet të qep gojën dhe të këndoj

Rita Ora përmend Kosovën dhe jep mesazhin e madh: Duhet të qep gojën dhe të këndoj

Ministri serb krenohet me humbjet në Betejën e Pashtrikut dhe Koshares

Ministri serb krenohet me humbjet në Betejën e Pashtrikut dhe Koshares

Hoxhaj paralajmëron zvogëlim të qeverisë këtë mandat

Hoxhaj paralajmëron zvogëlim të qeverisë këtë mandat

Vuçiq: Serbia i ka mbrojtur interesat në Kosovë, serbët i dominojnë të gjitha institucionet e veriut

Vuçiq: Serbia i ka mbrojtur interesat në Kosovë, serbët i dominojnë të gjitha institucionet e veriut

Grabovci tërhiqet nga kandidatura për kryetar të PDK-së në Pejë

Grabovci tërhiqet nga kandidatura për kryetar të PDK-së në Pejë

“Shqipëria dhe Kosova në një shtet”, deklarata e presidentit Hashim Thaçi nga Kruma

“Shqipëria dhe Kosova në një shtet”, deklarata e presidentit Hashim Thaçi nga Kruma

I iku dënimit me burg, kthehet në Kosovë dhe bëhet inspektor

I iku dënimit me burg, kthehet në Kosovë dhe bëhet inspektor

Protestë paqësore e opozitës. Basha falenderon ndërkombëtarët: Kërkuan zgjedhje jo pa opozitën

Protestë paqësore e opozitës. Basha falenderon ndërkombëtarët: Kërkuan zgjedhje jo pa opozitën

Opozita në Shqipëri proteston dhe refuzon dialogun

Opozita në Shqipëri proteston dhe refuzon dialogun