Shala: Taksa hiqet kur të eliminohen arsyet që na detyruan ta vëmë atë

E publikuar: 14/01/2019 07:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe pse vazhdimisht Bashkimi Evropian bën thirrje për heqje të taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe, Qeveria e Kosovës qëndron e vendosur se vendimi hiqet atëherë kur Serbia e njeh Republikën e Kosovës.

Kështu vlerësoi edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

“Taksa do të vazhdojë të jetë në fuqi derisa të eliminohen të gjitha arsyet që na kanë shtyrë neve si Qeveri e Kosovës që ta vendosim një masë të tillë”, ka thënë Shala.

I pari i kësaj ministre foli edhe për përkrahjen ndaj prodhimit vendor.

“Në vitin 2019 do të jemi të fokusuar që të ndihmojmë prodhuesit vendorë në rritjen e cilësisë së produkteve të tyre, dhe kështu ato të jenë më të konkurrueshme në tregun e Kosovës, e njëkohësisht edhe në tregun e jashtëm”, ka thënë Shala.

Në një bisedë për RTV 21, Shala ka vlerësuar se Kosova është mirë në klimën e të bërit biznes, kurse MTI i ka përmbushur përmbi 80 për qind të obligimeve të MSA-së.