Shala: Synimi parësor i Gjermanisë, Amerikës dhe të tjerëve, anëtarësimi i Kosovës në OKB (Video)

E publikuar: 15/05/2018 22:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Blerim Shala, këshilltar politik i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se shtetet e Quint’it po angazhohen fort që ta bëjnë Kosovën anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Shala ka thënë në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, se anëtarësimi i Kosovës në OKB është “synimi parësor i Gjermanisë, Amerikës dhe tri shteteve tjera perëndimore”.

Këshilltari i Thaçit ka shtuar se kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, në veçanti është e vendosur të ndihmojë Kosovën nëpërmjet të gjitha mënyrave të mundshme.

Shala ka parashikuar se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë do të arrihet brenda këtij viti, ose në fillim të vitit të ardhshëm. /Express/